Arbëri

Murati: Zbritjen e tatimit do ta përfshijmë në ligjin e ri

 

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se propozimi i tij që të bëhet zbritje e tatimit në pronë deri në 100 euro për faturën e vitit 2023, do të përfshihet në ligjin e ri.

Në një shkrim në Facebook, Murati iu ka përgjigjur deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila publikoi një letër në të cilën Ministria e Financave iu përgjigj një komune se komunat s’kanë të drejtë të falin tatime.