Donjeta Demolli nga Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po përpiqet t’ia ndërrojë emrin “Zajednicës”, pasi sipas saj, ky term u përdor nga ai për ta rritur rezistencën.
Sipas Demollit, Kurti u ngrit në aspektin politik nëpërmjet kësaj kauze, që tash synon t’ia ndërrojë emrin në diçka tjetër, por me rezultat të njëjtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndryshimi i emrit nga ‘Zajednicë’, e quante të tillë për ta bërë më të urrejtshëm, pra, përdorimi i një termi në gjuhen serbe e rikthen qytetarin shqiptar të Kosovës në ankthin e përjetimit të luftës. Ai (Kurti v.j.) e përdori këtë term për ta popullarizuar rezistencën. Sot po kërkon nga Asociacion të quhet disi ndryshe, po e kërkon një emër tjetër sepse emri është i lidhur ngushtë me figurën politike të kryeministrit. Nuk e di nëse ka ndonjë emër që e përshkruan Kurtin më shumë se kundërshtimi i Asociacionit. Çështja e Asociacionit është se përmbajtja apo gjërat që e përbëjnë do të mbeten të njëjta”, ka thënë ajo të enjten në Interaktiv të KTV-së.
Demolli u shpreh se Kurti do t’i harrojë gjashtë kushtet e vendosura për Asociacionin, siç i ka harruar “kushtet para zgjedhjes së tij”.
“Ai thoshte se s’do të shkojmë në dialog pa u zbardhur vrasjet dhe pa na njohur Serbia. Sot ato kushte janë harruar. Në qershor i pati disa kushte të tjera. Nga CEFTA në SEFTA. Tha që vendet duhet të kenë nga një deklaratë që mossulm ndaj njëra-tjetrës, se duhet të ketë reciprocitet. Të gjitha këto kushte s’janë më. Ideja e Kurtit, që pavarësisht qëndrimeve të paraqitet i pa kompromis, pasohet me veprime minimale, edhe pse premtimet janë maksimale”, ka thënë tutje ajo.
Zyrtarja e PSD-së ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë politikbërës, e problematike, sipas saj, do të jetë pushteti politik, e jo ai ekzekutiv.
“Asociacioni do t’i koordinojë komunat serbe në të gjitha proceset e rëndësishme që kërkohen dhe mund të jetë kontribut në destabilizimin e vendit. Për ne, edhe motivi i krijimit është problematik. Kujtojmë para pak kohe flisnim për integrim të serbëve nëpërmjet komunikimit me serbë lokalë, e tash kemi një kërkesë që nuk është OJQ. Niveli i këtij organizmi është kantonal, regjional, sa është në përputhje kjo me Kushtetutën dhe ku do t’i gjejë referencat për këtë. Kjo e bën shqetësues. Shenjat janë të atilla që Serbia do të vazhdojë të dirigjojë komunitetin serb nga ky mekanizëm që po bëhet realitet. Kushti te njohja reciproke, nëse e lexojmë drejt, po i referohet planit franko-gjerman. Pritet një njohje e tërthortë, por jo njohje me notë verbale”, deklaroi Demolli.
Demolli ka thënë se ka presion ndaj palës kosovare në procesin e dialogut me Serbinë, por ky presion, siç tha ajo, nuk nisi rastësisht.
“S’është e lehtë që pala kosovare të jetë në një proces të tillë, përballë një presidenti të tillë, por na intereson përgjegjësia dhe kompetencat e palës kosovare. Ekziston një presion më i madh ndërkombëtar, por ai ka përfunduar duke u rritur. Nuk ka filluar ashtu. Janarin e 2022-s, SHBA-ja zgjodhi përfaqësuesin e tyre për Ballkanin Perëndimor, që deklaratën kryesore e pati ‘ne jemi për çfarëdo marrëveshje që palët dialoguese do të pajtohen’. Këtu filloi, me qasje shumë të hapur, pa presion, derisa e bashkësisë ndërkombëtare ishte e hapur”, ka deklaruar Demolli.
Sipas PSD-së, dialogu ka nisur me qasje të gabuar dhe një marrëveshje finale pa njohje reciproke, nuk do të ishte e vlefshme për Kosovën.
Të enjten në seancën e Kuvendit, kryeministri Kurti prezantoi gjashtë kushte nën të cilat u shpreh se do të pranonte formimin e Asociacionit. Kushtet që përmendi ishin që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën, të ndërrojë emrin, të mos jetë monoetnik, të mos ketë kompetenca ekzekutive, të drejtat e pakicave të kenë parimin e reciprocitetit, të shuhen strukturat ilegale të Serbisë, që Asociacioni të jetë pjesë e marrëveshjes finale e të zbatohet pas njohjes e që Serbia t’i tërheqë letrat dërguar shteteve mosnjohëse në BE për të kundërshtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.