Arbëri

Rreth 4.000 veta do të angazhohen për regjistrim të popullsisë

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, regjistrimi planifikohet të bëhet në të gjitha komunat, ndryshe prej atij më 2011, kur nuk ishin përfshirë ato verioret. Për këtë proces Agjencia e Statistikave do të angazhojë rreth 4 mijë regjistrues

Rreh 4 mijë persona do të angazhohen nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Zëvendëskryeshefi ekzekutiv i kësaj agjencie, Ilir Berisha, tha të enjten se regjistrimi do të bëhet në 38 komuna dhe se regjistruesit do të përzgjidhen nga komunat ku do ta kryejnë punën.