Arbëri

Kritikohet neni në Kodin Penal që ndalon vetëm në “online” mohimin e gjenocidit

 

Një nen i Projektkodit Penal, që është në mes të dy leximeve në Kuvend, e kriminalizon shpërndarjen e materialeve që mohojnë apo minimizojnë gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit përmes rrjeteve kompjuterike. Kufizimi vetëm tek platforma online po vlerësohet si gabim i madh nga njohësit e fushës së drejtësisë.

Projektligji për Plotësimndryshimin e Kodit Penal e dënon me tre deri në gjashtë vjet burgim mohimin e gjenocidit dhe krimet kundër njerëzimit.

Dënimi është paraparë me nenin 277, pika A dhe e kufizon këtë vepër vetëm për ata që këtë e bëjnë përmes platformave online.