Arbëri

Bytyçi: Kosova ta konsiderojë refuzimin e marrëveshjes nëse s’ka njohje nga vendet e BE-së

 

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi, ka thënë se Kosova duhet ta konsiderojë refuzimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, bazuar në planin evropian, nëse aty nuk parashihet njohja nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Bytyçi ka thënë se do duhej të ekzistonte një arsye tepër e fortë që Kosova ta nënshkruante marrëveshjen, nëse nuk përfshihet njohja nga pesë vendet e BE-së.