Sonte, në emisionin “Konfront”, duke filluar nga ora 20:10, temë diskutimi është propozimi i planit franko-gjerman i quajtur së fundi si plani euro-amerikan.
A duhet ta pranojë Kosova këtë plan?
A përmbyll ky plan bisedimet me Serbinë?
Çka thotë plani për Asociacionin e komunave me shumicë serbe?
Cili do të jetë roli i Kishës Ortodokse serbe, sipas këtij plani?
Çfarë ka ndryshuar në këtë plan nga momenti kur palët e kanë pranuar atë?
A është i njëjti plan, të cilin “Koha Ditore” e publikoi në dhjetor të vitit të kaluar?
Për këto dhe shumë çështje të tjera diskutojmë me publicistin dhe shkrimtarin Veton Surroi, si dhe me profesorin e së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani.
