Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga 50 euro shtesë edhe në janar për punëtorët e sektorit publik

Nga 50 euro shtesë në pagë do të ndahen për punëtorët e sektorit publik edhe në muajin janar, ka vendosur Qeveria të mërkurën.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka qenë premtim i Qeverisë që të paguhet kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të nisë në shkurt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu është miratuar edhe kërkesa për ndarjen e shtesave për punëtorët shëndetësorë.

“Ju ftojmë që të vazhdojmë këtë shtesë edhe gjatë muajit janar në mënyrë që të mos kemi ndonjë hendek për sa i përket tranzicionit deri në ligjin e pagave, deri në hyrjen në fuqi dhe ekzekutimin e pagave me ligjin e ri prej muajit të ardhshëm”, ka thënë Murati.

Shtesat nga 50 euro për sektorin publik, për përballjen e inflacionit, patës nisur në shtator pas grevave.

Nga 50 euro u paguan çdo muaj shtesë deri në dhjetor e tash me vendimin e ri edhe në janar.