Arbëri

Punëtorët e “Pastrimit” kërkojnë rritje pagash

 

Punëtorët e kompanisë rajonale për mbeturina “Pastrimi” kanë protestuar të mërkurën para selisë së kompanisë duke kërkuar rritje pagash, të shujtave e përmirësim të kushteve të punës.

Kryetari i sindikatës, Florim Cakiqi, ka thënë për KTV-në se nëse nuk përmbushen kushtet e kërkuara, do të ketë bojkot të punës.