Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paratë shkuan në suficit, në së paku 12 klinika në QKUK që disa muaj s’ka as shampon as letra për tualete

Pacientët e hospitalizuar në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës qe të paktën 4 muaj, nuk kanë edhe shampon për duar.

Pamjet e siguruara nga të paktën 14 klinika të këtij institucioni dëshmojnë gjendjen e tmerrshme ku marrin shërbimin pacientët.

Pamje të tilla si kjo ku nuk ke me çfarë t’i lash duart në QKUK, janë të shpeshta.

Nga këto klinikat ku kishin qasje burimet e KOHËS, në vetëm tualetet e dy klinikave këtë fundjavë u gjet shampon për duar.

Punonjësit e tyre thanë edhe aty SHSKUK-ja nuk e ka siguruar shamponin, por atë e kanë sjellë me vete pacientet.

Edhe Për shumë ditë, banjat e QKUK-së pa sapunë e letër tualeti Arbëri Për shumë ditë, banjat e QKUK-së pa sapunë e letër tualeti

Përveç së pacientët nuk kanë me çfarë t’i lajnë duart ata nuk kanë as letra tualeti e për tharje të duarve.

Në disa nga tualetet tashmë janë shkatërruar edhe vendet për mbajtjen e letrave.

KOHA ka dërguar një pyetje te menaxhmenti i SHSKUK-së se pse nuk ka letra për tualete e shamponë të nevojshëm për pacientët e hospitalizuar.

Nga ky institucion përveç që nuk kanë kthyer përgjigje, Televizionit i është kërkuar edhe leje për t’u futur brenda me kamerë që të incizohen kushtet në këtë institucion.

Rastet që SHSKUK-ja nuk kthen përgjigje janë të shpeshta.

Dëmtimet e tualeteve janë të mëdha, në shumë prej tyre rrjedhë uji.

Edhe Gjendje e mjerueshme në SHSKUK - s’ka penj për operime, infuzione, dorëza e as qese urinore Arbëri Gjendje e mjerueshme në SHSKUK - s’ka penj për operime, infuzione, dorëza e as qese urinore

Pothuajse asnjëra prej tyre nuk është e rregullt. Shumë kapakë të guacave tashmë janë të thyera e ndonjëherë guaca ka dalë plotësisht nga vendi.

Spitali Pediatrik është lëshuar në punë që një vit e gjysmë. Kushtet në këtë spital janë të mira. Por po ashtu për pacientët fëmijë nuk ka shampon e as letra.

SHSKUK-ja ka dështuar që për shumë muaj të furnizojë klinikat me materialet e domosdoshme.

Në një kërkesë të cilën e ka KOHA e që mban datën e fundit të nëntorit të vitit të kaluar, thuhej që tenderi për këto materiale ishte në fazën e vlerësimit.

Siç ka mësuar KOHA, paratë e këtij tenderi kanë shkuar në suficit.

KOHA ka provuar të kontaktojë mjekë të QKUK-së të cilët do të shpjegonin rrezikun e infeksioneve brendaspitalore kur nuk përmbushen kriteret e higjienës, por për shkak që bëhet fjalë për QKUK-në, ata nuk kanë dashur të deklarohen.

Edhe Kërkohet përgjegjësi institucionale për kushtet në Pediatri Arbëri Kërkohet përgjegjësi institucionale për kushtet në Pediatri

Në vazhdimësi ka pasur raporte të cilat dëshmonin shkallë të lartë të infeksioneve që pacientët i marrin në QKUK gjatë trajtimit.

{gallery}