KEDS-i njoftoi të dielën se po kryhen riparime në shumicën e lokacioneve ku janë shkaktuar dëme nga vërshimet. Në Mitrovicë dhe në Skenderaj, ku situata është më e rëndë, KEDS-i tha se furnizimi me energji elektrike është stabil.
“Në Mitrovicë e në Skenderaj, të cilat u prekën më së shumti nga këto vërshime, gjendja me furnizim me energji elektrike është stabile. Ka mbetur vetëm një zonë e vogël në Skenderaj pa furnizim për shkak të përmbytjeve të mëdha, megjithatë pritet që nesër edhe kësaj zone t’i kthehet furnizimi i rregullt me energji”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, ekipet e KEDS-it ende janë në Rugovë, në kërkim të prishjeve për shkak të borës së madhe dhe kushteve të papërshtatshme.
Vërshimet e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme në mëdha në Skenderaj, Mitrovicë, Istog e në disa komuna tjera.