Arbëri

Kurti në 5-vjetorin e vrasjes së Ivanoviqit: Ky krim vrau edhe pluralizmin politik te serbët

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 5 vjetorin e vrasjes së politikanit serb Olivier Ivanoviq, ka thënë se krimi i 16 janarit të vitit 2018, ka vrarë edhe pluralizmin politik te serbët.

Ivanoviq ishte vra në mëngjesin e 16 janarit të vitit 2018 në veri të Mitrovicës. Ai ishte qëlluar me armë në afërsi të zyrës së tij të punës, ndërsa vdiq në qendër spitalore në veri të Mitrovicës.