Arbëri

MSH-ja për rastin në Kardiokirurgji: Do të marrim masat sipas ligjeve

 

Inspektorati Shëndetësor po mbledh të dhënat lidhur me rastin e ndodhur në Klinikën e Kardiokirurgjisë, ku një pacient ka vdekur disa orë pasi kishte kaluar një operacion të vështirë. Drejtori i kësaj klinike kishte thënë se kirurgu që kreu këtë operacion ishte pa përvojë për të. Kurse kirurgu ka thënë se ndaj tij është bërë tentim për eliminim profesional.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se ka aktivizuar mekanizmat e saj për zbardhjen e rastit.