Kompania e pastrimit “Ekohigjiena”, me seli në Gjilan, kujdeset për grumbullimin e mbeturinave vetëm për 36 për qind të banorëve të Kamenicës.
Nga 6 mijë e 949 amvisëri të regjistruara në këtë komunë vetëm 2 mijë e 366 amvisëri mbulohen me këtë shërbim.
Ky konstatim ndodhet në planin komunal për menaxhimin e mbeturinave 2018-2022, i cili është publikuar nga qeverisja komunale e Kamenicës. Sipas planit komunal, mbulueshmëria e grumbullimit të mbeturinave është e vogël edhe tek bizneset dhe nga 645 biznese të cilat figurojnë aktive vetëm 208 biznese mbulohen me shërbimin e grumbullimit të mbeturinave. Gjersa mbulueshmëria me këtë shërbim është e kënaqshme sa u përket institucioneve publike, shkruan sot Koha Ditore.
Gjithnjë sipas këtij plani, mungesa e shërbimit për grumbullimin e mbeturinave nëpër vendbanime do të rezultojë me krijimin e deponive ilegale dhe degradimin e mjedisit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kompanitë për menaxhim të mbeturinave kërkojnë rritje të tarifave
-
Klientët kanë miliona euro detyrime ndaj kompanive, e kompanitë ndaj deponive
-
Nga afro dy mijë biznese të regjistruara, vetëm 817 janë aktive në Komunën e Kamenicës
-
Afro 30 për qind e Deçanit në sistemin e menaxhimit të mbeturinave
-
Dyshime për rritje të numrit të klientëve të liruar për pagesa në Gjilan