Arbëri

Personalitetet e vitit 2022: Donika Gërvalla – Gjysma e jashtme

Jo arritjet në diplomaci, por gafat e karakterizuan vitin e dytë të mandatit të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo u nxitua dhe pa fakte reagoi kur dy raketa ruse ranë në territorin e Polonisë. Para të gjithë liderëve, e edhe para presidentit polak, e bëri Rusinë përgjegjëse dhe kërkoi nga BE-ja që ta ndalë Putinin. Rezultoi se raketat s’ishin hedhur nga forcat ruse.

Një gafë e bëri edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Aty ia dha mundësinë homologut të saj serb, Nikola Selakoviq, që ta cilësonte si “shembullin më të mirë të gënjeshtrave”. Tek po fliste për targat ilegale serbe, tha se në RKS ishin konvertuar 90-përqindëshi i rreth 10 mijë sosh. Por, atëkohë vetëm rreth 20 serbë kishin ndërruar targat. Megjithëkëtë, në një ngjarje tjetër, fitoi garën me homologun e ri serb, Ivica Daçiq. U duartrokit fort në Londër, në Konferencën kundër dhunës seksuale në konflikt, pasi kundërshtoi praninë e Daçiqit, për të cilin tha se është mes arkitektëve të gjenocidit në Kosovë.

Gjatë këtij viti Gërvalla u zgjodh edhe “gjysmëkryetare” e Listës Guxo.