Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti, pas çdo tensionimi të situatës, ka bërë kompromise me Serbinë.
Sipas saj pas tensionimit të fundit në veri, Kurti e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Pas çdo tensionimi Kurti bëri kompromise me Serbinë, pas këtij tensioni të madh në veri, Kurti pranoi Asociacionin, këtë e vërtetoi ambasadori amerikan Hill”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher HIll, të mërkurën ka thënë se është mirë që Asociacioni të formohet dhe se kjo është edhe logjike. Sipas tij Asociacioni është çështje që është dakorduar dhe është obligim dhe ka shtruar se tani janë duke u marr me atë se si të zbatohet.