Arbëri

Von Cramoni mirëpret vendimin për Pantiqin, kërkon heqjen e menjëhershme të barrikadave

Viola von Cramon - konference ne Kosove

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se mirëpret vendimin e gjykatës që t’ia ndërrojë masën e paraburgimit ish-policit Dejan Pantiq, dhe ta dërgojë atë në arrest shtëpiak.

Von Cramon ka thënë se pas këtij vendimi, duhet të hiqen menjëherë barrikadat në veri dhe të ketë një ulje të plotë të tensioneve.

“E mirëpres ngrohtësisht vendimin e gjykatës për të dërguar Dejan Pantiqin, në arrest shtëpiak. Kjo duhet të çojë në largim të menjëhershëm të barrikadave në veri të Kosovës dhe ulje të plotë të tensioneve. Përkrahje të plotë për EULEX-in dhe KFOR-in në mbikëqyrje të kësaj”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.