Trajkoviq: Rritja e tensioneve në veri me KFOR-in e EULEX-in, e rrezikshme
Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka cilësuar si të rrezikshëm rritjen e tensioneve në veri, ku janë përfshirë edhe KFOR-i dhe EULEX-i.
Trajkoviq ka thënë se barrikadat nuk janë heroizëm dhe përgjigje autentike e popullit, siç po prezantohet në disa media, por rezultat i politikave, sipas saj, të gabuara të Serbisë dhe Kosovës.
Barikade nisu nikakav heroizam niti autentični odgovor naroda (kako ih predstavljaju čak i neki nezavisni mediji) već rezultat pogrešnih politika Beograda i Prištine. Trend porasta tenzija između severnih Srba i KFOR/EULEX sem što je besciljan, opasan je po bezbednost zajednice⤵️
Sipas saj, nuk ka stabilizim të gjendjes në veri pa kthimin e serbëve vendas në Policinë e Kosovës.
“Kjo është e qartë dhe kushdo që e mohon nuk ua uron këtë gjë serbëve në veri. Ka dy prioritete: kthimi në PK dhe gjetja urgjente e një kompromisi për Asociacionin (siç rekomandohet nga Escobar). Alternativa është një konflikt që do të na kushtojë shtrenjtë të gjithëve”, ka shkruar më tej ajo.