Arbëri

Aprovohen dorëheqjet e policëve serbë, jo të gjithë kanë dorëzuar pajisjet

 

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj thotë se po zhvillojnë hetimeve për organizimin e dorëheqjeve të policëve në veri. Ai bën të ditur se tashmë të gjitha dorëheqjet janë aprovuar nga Policia e Kosovës, për shkak të kalimit të afatit 30 ditor. Hodaj ka paralajmëruar inicimin e procedurave ndaj ish-zyrtarëve, pasi jo të gjithë kanë dorëzuar pajisjet.

Hodaj thekson se ka pasur edhe presione ndaj policëve serbë për të dhënë dorëheqje.