EULEX-i ka njoftuar se ka përcjellë një kolonë të Policisë së Kosovës me policë të rregullt, të cilët kanë bërë rotacion dhe kanë zëvendësuar policët e rregullt në stacionin policor në Leposaviq.
EULEX për “Kossev” ka thënë se përcjellja është bërë pasi ka marrë një kërkesë zyrtare nga Policia e Kosovës.
“Pas kërkesës zyrtare të Policisë së Kosovës, më 24 dhjetor, EULEX-i ka përcjellë një kolonë të policëve të rregullt të Policisë së Kosovës, të cilët kanë bërë rotacion dhe kanë zëvendësuar policët e rregullt në stacionin policor në Leposaviq”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Artikuj të ngjashëm
-
Pjesëtarë të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë po dislokohen në Kosovë
-
KFOR-i letonez patrullon në Leposaviq
-
Në zonën kufitare patrulla të zakonshme të KFOR-it me autoritetet serbe
-
Policia mohon se është ndaluar nga KFOR-i të shkojë në Leposaviq
-
EULEX-i ndihmoi në ndërrimin e policëve të bllokuar në Leposaviq tash e dy javë