Gjatë ditës së premte në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), vranësira më të fokusuara dhe më të shpeshta do të shtrihen përgjatë relievit malor.
Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta dhe me ngrica të lehta, gjithashtu do të ketë kushte që në orët e para të paraqitet mjegulla si dukuri meteorologjike.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.