Arbëri

Reforma në drejtësi, pozitë e opozitë kërkojnë konsensus

Descriptive Text

Përfaqësues të partive politike përmendën ndryshimet kushtetuese për reformë të mirëfilltë në drejtësi.

Në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, me temën “Reforma në drejtësi, roli i Kuvendit të Kosovës”, Violeta Haxholli, menaxhere e projektit, bëri prezantimi e analizës tha se mbi 70% e qytetarëve janë shprehur pro reformës në drejtësi.

“Mbi 70% e qytetarëve del që mbështesin reformën në drejtësi, këto dy reforma kanë përkrahjen e qytetarëve. Kuvendi ka kapacitet profesionale që mbështesin punën e deputetëve, është më rendësi që t’i shtohen kapacitete komisionit Ad-hoc si me resurse humane dhe ato teknike. Të ndërtoj konsensus politik me të gjitha partitë politike që t’i sigurojë votat edhe më partitë jo shumicë”, tha ajo.

Ndërsa, deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, tha se konsensusi është i nevojshëm për ndryshime në Kuvend, derisa shtoi se vettingu duhet të jetë proces gjithëpërfshirës.

Sipas saj, vettingu nuk duhet të kufizohet vetëm në institucionet e drejtësisë, por edhe në ndërtimin e një sistemi të drejtë, të pavarur dhe të përgjegjshëm.

“Për realizim e vettingut do të bëhet sipas raportit të Venecias me ndryshime Kushtetuese. Procesi i vettingut do të jetë i drejtë. Nuk i kemi votat e dy të treta e komuniteteve në Kuvend. Është hap i mirë iniciativë e mirë që së fundi kemi arritur që ta kemi konsensusin që ka munguar që sa kohë”.

Blerta Deliu-Kodra, deputete e PDK-së tha se opozita ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të krijuar konsensus për reformën në drejtësi.

Sipas saj, është e rëndësishme që të ketë konsensus ndërmjet Qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë

“Nëse i referohemi konsensusit, kjo fjalë ka qenë e panjohur. Dua të përmend tre shembuj për përpjekjet e opozitës për të krijuar konsensus. Ne kemi bërë vazhdimisht përpjekje për të ofruar bashkëpunimin tonë. Për në është e rëndësishme që të ketë një konsensus të qeverisë dhe drejtësisë. Së fundi kemi pasur një polarizim të Qeverisë më institucionet e drejtësisë”, tha ajo

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, deklaroi se reformat në drejtësi janë të vonuara, por sipas saj, është e rëndësishme që kur do që ndodhin reformat, ligjet të zbatohen e mos të mbesin vetëm në letër

Ajo sqaroi se ka abstenuar votimin në lexim të parë të Projektligjit për Byronë sepse ka pasur shumë problematika.

“Duke qenë që kemi identifikuar aq shumë problematika të Byrosë kam vlerësuar që nuk ka asnjë arsye që të votohej atë ditë. Unë draftin e fundit të projektligjit të Byrosë nuk e kam parë dhe do të ishte e shëndosh që ta kemi ne para se të shkonte prapë te Komisioni i Venecias”, u shpreh ajo.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u shpreh se nga Qeveria Kurti nuk sheh reformim të drejtësisë, por deformim të reformës

“Vettingu ndodh me ndryshime Kushtetuese, konsensus me bë vettingun e mirëfilltë me ndryshime Kushtetuese nuk ka. Për Byronë jam jashtëzakonisht pro, këtu jam shumë pro dhe kam dëshirë që kjo të bëhet. Kam shumë dëshirë që t’i konfiskohet pasuria e atyre që nuk e deklarojnë pasurinë. Prej vettingut nuk ka as gjë”, tha ai.

Në fund të këtij diskutimi u tha se Qeveria nuk do të duhet të ulte pagat në drejtësi dhe si sfidë për reformën u tha se do të jenë votat nga ana e deputetëve të komunitetit serb./EO