Rohde: Barrikadat të hiqen sa më shpejt, Asociacioni të formohet sipas Kushtetutës së Kosovës
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se barrikadat në veri duhet të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur.
Rohde në një intervistë për “Interaktiv” të KTV-së, ka folur edhe për Asociacionin. Ai ka thënë se serbëve të Kosovës duhet t’u ofrohet autonomi në disa fusha por në bazë të Kushtetutës së Kosovës.
“Sa i përket barrikadave, qëndrimi është i qartë. Janë të paligjshme të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur nga ata që i kanë vendosur. KFOR-i është aty dhe KFOR-i ofron një ambient të sigurt e lëvizje të lirë. Jam optimist do të realizohet, shpresoj sa më parë të jetë e mundur, pasi e fundit që na duhet një përshkallëzim i mëtejmë i situatës”, tha Rohde.
Intervistën e plotë të Rohdes mund ta ndiqni sonte në Interaktiv nga ora 22:50.