Arbëri

Hovenier takon Gërvallën: Lidhjet e forta mbështesin partneritetin e vendeve tona

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar të hënën me ministren e Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla.

Hovenier ka takuar edhe diplomatin kosovar, Anell Bajra, i cili është angazhuar në Byronë e Çështjeve të Arsimit dhe Kulturës.

Ambasadori tha se lidhjet e Kosovës dhe Amerikës janë të forta.

“Kënaqësi të takohem sot me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe diplomatin kosovar Anell Bajra. I uroj Anellit një vit të suksesshëm në punën e tij në Departamentin e Shtetit, përkatësisht në Byron e Çështjeve të Arsimit dhe Kulturës”. Lidhjet tona të forta midis SHBA-së dhe Kosovës mbështesin partneritetin e zyrave tona të punëve të jashtme në këtë shkëmbim”, ka shkruar ai në Twitter.