Arbëri

Musliu - Sveçlës: Ministri s’e ka detyrë të shpërndajë bukë – mos bëni filma, merrni vendime

 

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar veprimin e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, që në Facebook njoftoi se një natë më parë ka kaluar darkën me policët në Bërnjak, me ushqim të përgatitur nga një biznes në Prishtinë. Sipas Musliut, Sveçla po i rrezikon policët, ndërsa i ka kërkuar që të marrë vendim për heqjen e barrikadave në veri.

“Tregoni dikush Sveçlës që nuk është punë e Ministrit me shku me shpërnda bukë. Ai po i rrezikon edhe policinë duke shku me ba ‘sevapë’ me policë për një grusht vota. Mos ban filma, merr vendime!” ka shkruar Musliu në Facebook pasditen e së shtunës.