Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR: Po shqyrtojmë kërkesën e Serbisë për kthim të ushtrisë në Kosovë

Misioni i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se është duke shqyrtuar kërkesën e Serbisë për kthim të ushtrisë në Kosovë.

“Ne kemi marrë një letër nga Serbia dhe tani po e shqyrtojmë atë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për KOHËN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“KFOR-i mbetet tejet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin tij që derivon nga Kombet e Bashkuara”, thuhet tutje në përgjigje.

Qeveria e Serbisë ka miratuar të enjten vendimin që t’i kërkojë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ta lejojë dërgimin e një numri të forcave të sigurisë në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.