Arbëri

Ministri Aliu: Dënimi i Mustafës i pamerituar

 

Pas dënimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim, ka reaguar ministri i Mjedisit, Liburn Aliu. Sipas tij, dënimi i Mustafës është i pamerituar.

“Sot mori një dënim të rëndë dhe të pamerituar ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa - Cali, i cili luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi serb”, ka shkruar Aliu në Facebbok.