Arbëri

Trajkoviqi mbahet për mbi 12 orë në Merdar, e përfshirë edhe BIA

Politikania serbe, Rada Trajkoviq, e cila është edhe këshilltare e Nenad Rashiqit, ministër në Qeverinë e Kosovës, ka më shumë se 12 orë që po mbahet në vendkalimin në Merdare dhe nuk po lejohet të hyjë në Serbi.

"Që prej orës njëmbëdhjetë, pa shpjegim dhe arsye, qëndroj në kufi, ku më janë konfiskuar dokumentet në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme dhe më është penguar liria e lëvizjes”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter, mëngjesin e së premtes.

Ajo gjithashtu deklaroi se Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) ka marrë përgjegjësinë për ndalimin e saj.

“Siç thashë: policia që më pengon lirinë e lëvizjes e kupton që pas 4 orësh – limiti ligjor për ndalimin pa arsye të një qytetari – po shkelin ligjin me veprimet e tyre”, deklaroi ajo.

Siç ka shkruar gjatë natës në Twitter, mes personave që i janë drejtuar dyshohet se është edhe një përfaqësues i BIA-s.

“Erdhi një 20-vjeçar dhe tha se ishte nga BIA. Ai nuk prezantohet, nuk më merr në pyetje, nuk më tregon arsyen pse jam ndalur, por më thotë se ka vetëm një urdhër që të mos më japë dokumente. Natyrisht, ai ka ardhur vetëm për të justifikuar qëndrimin tim të paligjshëm këtu për më shumë se 5 orë”, tha ajo.

“Nëse BIA ka marrë përgjegjësinë për ndalimin tim në vijën administrative për më shumë se 5 orë, le të vijnë të më marrin në pyetje siç e dikton profesioni i tyre. Në pritje! Gjithçka tjetër është vetëm shpërdorim detyre”, tha ajo.

Trajkoviq edhe të enjten, për disa orë nuk ishte lejuar të hynte në Kosovë.