Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar ndaj deklaratave të Emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që tha se SHBA-ja kundërshton kategorikisht futjen e ushtrisë serbe në Kosovë.
Escobar në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, tha se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë shoh që miku im Gabe Escobar është një tjetër që është radhitur te politikanët që janë pa mëdyshje kundër rezolutës aktuale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai ka marrë mbi vete rolin e Këshillit të Sigurimit dhe i ka dhënë vetes të drejtën unanime për të vendosur dhe së bashku me Ministrinë e Jashme të Gjermanisë, me ministren e Heshtjes, Von Cramon, e njohur si raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, anuloi Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nuk ka nevojë që OKB-ja të organizojë seanca të Këshillit të Sigurimit, si masë kursimi, kjo treshe do të vendosë për çështjet globale tash e tutje”, ka shkruar Bërnabiq në Twitter.
I see that my friend Gabe Escobar is yet another politician who is adamantly against valid Resolutions of the UN Security Council. 1/6
— Ana Brnabic (@anabrnabic) December 13, 2022