Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ai shkroi në Facebook të martën se SHBA-ja është e fokusuar për zhvillimet në veri, derisa kërkesa e Escobarit dhe e Hovenierit është ulja e tensioneve dhe hiqja e barrikadave.
“Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit. Besoj se ky angazhim serioz ?? do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi. Në emër të AAK-së, shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep SHBA-ja”, shkroi Haradinaj.
Zëvendës ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të martën do të takojë partitë opozitare në Kosovë.
Escobari, të hënën u prit në takim nga kryeministri Albin Kurti. Në takim u diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës.
Escobari dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovneier, të hënën u takuan me përfaqësues të Listës Serbe. Në takim ishte edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Sipas njoftimit të Listës Serbe, ata biseduan për situatën politike dhe të sigurisë
Ndryshe, takimi i djeshëm ishte në kuadër të vizitës së paralajmëruar të këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19 e pati të pamundur të realizojë vizitën e tij.