Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i ka reaguar QUINT-it si dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, në lidhje me barrikadat në veri.
“Duket se QUINT-i, së bashku me Josep Borrellin, thonë se barrikadat në veri të Kosovës e M. duhet larguar pasi janë ilegale. Ata njerëz në barrikada po e ngrehin zërin, dhe po e bëjnë në mënyrë paqësore. E vetmja mënyrë që të dëgjohen, fatkeqësisht, është në barrikada”, ka shkruar Bërnabiq në Twitter.
Ajo ka thënë se serbëve po u vihet veshi vetëm kur janë në barrikada.
“Po u vëni vëmendjen vetëm kur janë në barrikada. Barrikadat nuk tregojnë thjeshtë pakënaqësinë dhe dëshpërimin e tyre, dhe nuk janë aty vetëm pse po mbrojnë të drejtat themelore njerëzore që po u rrezikohen, por po mbrojnë edhe Marrëveshjen e Brukselit, që e keni nënshkruar ju dhe implementimin e të cilës duhet ta garantojë BE-ja. Barrikadat janë po ashtu thirrje për paqe dhe për veprim të komunitetit ndërkombëtar që të fillojë ta bëjë punën e vetë! Po, ndihmoni Kurtin që të heqë barrikadat dhe së bashku me të, do të hiqni të gjithë atë që ka mbetur nga autoriteti dhe kredibiliteti i juaj”, ka shkruar Bërnabiq.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.