Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sulmi me shok-bomba në veri ndaj patrullës së EULEX-it, reagon edhe NATO

NATO ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në veri të Kosovës me shok-bombë ndaj patrullës së EULEX-it. Patrulla e EULEX-it ishte sulmuar në afërsi të barrikadës në Rudar. 

NATO ka thënë se e dënon këtë sulm dhe ka bërë thirrje që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë nga NATO është bërë thirrje të evitohen veprimet provokuese dhe të kontribuojnë dyja palët për qetësi dhe stabilitet.

“Ne i bashkohemi aleatëve tanë në NATO dhe BE-së duke dënuar fuqishëm sulmin me shok-bomba ndaj patrullës së EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të japin përgjegjësi. Misioni ynë KFOR mbetet shumë vigjilent dhe është plotësisht në gjendje të kryejë mandatin në Kosovë që i buron nga OKB-ja. Ne i bëjmë thirrje gjitha palëve të evitojnë veprimet provokative dhe retorikat e të kontribuojnë për të qetësi dhe stabilitet”, thuhet në postimin e zëdhënëses së NATO-s, Oana Lungescu në Twitter.