Arbëri

Për zhdukjen e mostrave të Deharit, LDK kërkon dorëheqjen ose shkarkimin e Haxhiut

Foto:KP
 

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi kjo parti konsideron se ajo duhet të marrë përgjegjësi për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, në një konferencë për media ka theksuar se dorëheqja apo shkarkimi i ministres Haxhiu tashmë është i vonuar, pasi siç tha ai, nuk mund të ketë hetim të drejtë pa largimin e saj nga ky dikaster.