Arbëri

Rriten sërish çmimet e disa produkteve bazike

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin nëntor 2022, sipas të cilit, ka pasur rritje të çmimeve për 0,3 për qind në muajin nëntor, në krahasim me muajin paraprak.

Sipas ASK-së, rritja është vërejtur te disa produkte si: energjia elektrike, qumështi, djathi, vezët, perimet, buka dhe mishi.