Arbëri

Stano: Borrelli ka ftuar për takim Kurtin e Vuçiqin

 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stano, ka thënë se janë ftuar në Bruksel për një takim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stano në konferencë për media, ka thënë se BE-ja e ka përsëritur disa herë se do të ketë takim. Por, ka thënë se së shpejti do të bëhet e ditur data e saktë.