Arbëri

Muja: S’ka kaluar Trusti, do të duhej të ishin 5 votë pro

Foto: Ilustrim
 

Përkundër që në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa që është mbajtur gjatë ditës ishte konstatuar votimi në parim i Projektligjit që mundëson tërheqjen e mjeteve të Trustit, kryetari i Komisionit Armend Muja tha se në bazë të Rregullores së re të Kuvendit të Kosovës nuk ka kaluar ky projektligj.

Deputeti Muja në mbledhjen e radhës të këtij komisioni që po mbahet tani, tha se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për Trustin. Sipas tij, do të duhej të ishin 5 vota për, jo katër.