Arbëri

Serbia zgjat vlefshmërinë e regjistrimit të veturave me targa me denominime të Kosovës

Qeveria e Serbisë ka marrë një vendim të ri, i cili do të mundësonte të regjistronte vazhdimin e regjistrimit të automjeteve me targa të lëshuara nga Serbia me denominime të qyteteve të Kosovës, raporton “Danas” të mërkurën.

Bëhet fjalë për një rregullore për kushte të veçanta të vlefshmërisë së regjistrimit të automjeteve, sa i përket veturave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës.

Vendimi hyn në fuqi nga sot.

Siç është njoftuar nga Qeveria e Serbisë, me miratimin e kësaj rregullore, tash e tutje do të vazhdohet regjistrimi i të gjitha automjeteve me targat KM, PR, GL dhe gjitha qyteteve tjera të Kosovës.

“Këto mjete mund të lëvizin lirshëm në komunikacion siç bënin më parë, me posedim të polisës së sigurimit të detyrueshëm dhe vërtetimit të kontrollit teknik, jo më të vjetra se një vit. Qeveria ka marrë vendim në përputhje me marrëveshjen e arritur në kuadër të Dialogut Beograd – Prishtinë për parandalimin e përshkallëzimit të situatës dhe vazhdimin e kërkimit të një zgjidhje të pëhershme dhe qëndrueshme sa i përket targave”, thuhet nga Qeveria e Serbisë.

Ndaj vendimit të Qeverisë ka reaguar ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Melisa Haradinaj.

“Vetëm dy javë pasi u arrit marrëveshje për të ndaluar lëshimin e targave të Millosheviqit me denominime të qyteteve të Kosovës, Serbia ka vendosur të mudësojë zgjatjen e këtyre targave të njëjta ilegale të cilat është pajtuar të nërpresë”, ka shkruar Haradinaj në T]itter.

Marrëveshja për targat u arrit më 23 nëntor.

"Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t'i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj përfaqësuesin special Miroslav Lajçak dhe palët për punën e palodhur", tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.