Arbëri

Vasfije Krasniqi kërkon që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol përkujtimor i gjenocidit

 

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëra nga viktimat që ka denoncuar publikisht dhunën seksuale, Vasfije Krasniqi – Goodman, përmes një letre drejtuar presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, iu kërkoi që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Ajo tha se arsyetimi i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, është i duhur dhe iu kërkoi krerëve të shtetit që ta përkrahin këtë iniciativë për përfshirjen e çdo forme të akteve gjenocidale në njërën nga petalet e lulëkuqes.