Arbëri

Kurti: Me SHBA-në ndajmë vlera, orientime e interesa të përbashkëta

Albin Kurti me ndihmes administratoren e USAID, Erin McKee

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndihma që USAID i ka thënë Kosovës deri më sot kap vlerën e mbi 1 miliard dollar.

Kurti në konferencë për media me ndihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee, tha se për çdo dollar të dhënë, populli i Kosovës dhe institucionet janë mirënjohëse.

“Fushëveprimi i kësaj agjencie është shumë sektorial. Aty përfshihen fushat si drejtësia, ekonomia, demokracia, energjia e qeverisja. Në të gjitha këto fusha vendi ynë ka shënuar përparim këto diç më pak se 21 muaj të qeverisjes sonë. Rritja, përmirësimi dhe zhvillimi janë dëshmi për partneritet të fuqishëm me miq tanë, por janë edhe ftesë për më tepër bashkëpunim. Me SHBA-në ndajmë vlera, orientime e interesa të përbashkëta. Me popullin amerikan ndajmë bindjet e fuqishme të përbashkëta për liri, drejtësi e demokraci. Tek USAID-i gjejmë edhe SHBA-në si shtet edhe popullim mik amerikan. Le t’i zgjerojmë lidhjet e thellojmë bashkëpunimin në shërbim të dy vendeve, dy popujve tanë, mbi bazën e vlerave e bindjeve që ndajmë”, tha Kurti.


McKee: S’mund të ketë zhvillim ekonomik pa sundim të ligjit

Ndihmës administratorja e USAID-it, Erin E. McKee, ka theksuar se në Kosovë nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa sundim të ligjit.

Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, ajo ka folur për ndërlidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik. “Zhvillimi ekonomik nuk mund të realizohet pa pasur një sundim të ligjit, i cili do t’i tërheq investimet e jashtme, në mesin e tyre edhe kompanitë amerikane”, ka deklaruar McKee.

Ajo ka thënë se i ka ardhur mirë për përpjekjet e Qeverisë për të rritur transparencën dhe llogaridhënien. “Ne do të vazhdojmë të japim mbështetje në ofrimin e shërbimeve të gjyqësorit, urime për të arriturat tuaja në indeksin e sundimit të ligjit, kjo është shumë e rëndësishme për të zvogëluar hapësirën për korrupsion, e për të forcuar sundimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, është shprehur McKee.

Ajo ka theksuar se Qeveria e SHBA-së mbështet Qeverinë e Kosovës që të forcojë partneritetin me shoqërinë civile, sektorin privat e të gjithë qytetarët në vend.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë të përkushtuara që ta ndihmojnë Kosovën që të zërë vendin meritor në institucionet evropiane dhe euro-atlantike. Vizita ime këtu më bindi se partneriteti ynë është më i fuqishëm se kurdoherë. Qëllim i ynë është që t’i mbështesim zgjidhjet e udhëhequra nga Kosova”, ka deklaruar McKee.

Ajo ka thënë se e ardhmja evropiane e Kosovës do të varet nga një furnizim i sigurt me energji. “Kriza akute energjetike në Evropë e ka bërë këtë të qartë, prandaj ne do të punojmë në partneritet me Kosovës për të diversifikohet furnizimi me energji, duke rritur investimet në burime të ripërtritshme të energjisë”, ka theksuar McKee.