Arbëri

Moti sot dhe nesër, sërish shi

Të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Parashihet që të ketë edhe reshje shiu.

“Vranësirat ditën e diele parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë deri mesatare”.