Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova dhe Shqipëria zotohen për thellim të bashkëpunimit ushtarak

Kosova dhe Shqipëria do ta thellojnë bashkëpunimin në interes të të dyja shteteve, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Në takim me homologun e Shqipërisë, Niko Peleshi, Mehaj tha se u zotuan për partneritet në fushën e mbrojtjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Edhe në këtë takim me vëllain, Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ndamë kënaqësinë me sukseset e përbashkëta gjatë këtij viti, duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisim bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, me fokus në forcimin e gatishmërisë për ndërveprim operacional sipas konceptit ‘Smart defense’", shkroi në Facebook.

Mehaj ka shtuar se së bashku, Kosova dhe Shqipëria janë më të forta.

“Bashkëpunimi bilateral Kosovë -Shqipëri dhe rajonal me vendet partnere në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, është në interes të të dyja vendeve dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e më gjerë”.