Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rashiq: S’do të jetë e vështirë që të jem më i mirë se ministrat paraprakë

Nenad Rashiq - Albin Kurti - minister

Ministri i ri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk do ta ketë të vështirë të jetë më i mirë sesa paraardhësit e tij në këtë pozitë.

Rashiq është emëruar sot në pozitën e ministrit, duke e zëvendësuar Goran Rakiqin, i cili kishte dhënë dorëheqje tri javë më parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lista Serbe ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Kushtetuese emërimin e Rashiqit si ministër.

“Ka qenë shumë e nevojshme të kishim një përfaqësues që është një serb autentik i Kosovës dhe që do të punonte sinqerisht për interesa të qytetarëve, në radhë të parë të serbëve dhe komuniteteve tjera, por jo në dëm të shqiptarëve. Është një detyrë dhe kjo është të jem ministër më i mirë se ministrat e mëparshëm. Duke marrë parasysh rezultatet e tyre apo më mirë rezultatet e tyre të këqija, puna ime nuk do të jetë e vështirë në kuptimin e të qenit më i mirë se ata”, tha Rashiq për Radio Kim.

Ai ka thënë se pret bashkëpunim dhe mbështetje nga kryeministri Albin Kurti.

“Kemi pasur një takim të gjatë, siç kishim edhe dje, për planet tona dhe sesi ai mendon se duhet të jetë bashkëpunimi ynë. Edhe unë kam pasur propozimet e mia. Vetë akti i nënshkrimit për mua do të thotë se do të përpiqemi të bëjmë marrëdhënie të mira, të cilat për shkak të gjitha këtyre rrethanave që kemi pasur muajt e fundit, sipas meje, janë në pozitë jo të mirë”, tha Rashiq.