Arbëri

Dënimet qesharake në Kosovë për shkelje të urdhrit për mbrojtje

Dënimet për shkelje të urdhrit të mbrojtjes në Kosovë janë qesharake. Avokati Arianit Koci ka thënë se dënimet janë gjoba nga 200 deri 2000 euro e deri në burgim gjashtëmujor.

“Anomali. Pak, shumë pak! Dënimi duhet të ashpërsohet urgjentisht. Në anën tjetër, Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje duhet të ndryshohet dhe plotësohet. Rrethanat në shoqëri - vrasjet makabre të grave, e imponojnë këtë. Natyrisht, duhet të rritët edhe efikasiteti i gjykatave, prokurorive dhe policisë! Sidoqoftë, jemi shoqëri reaktive. Gjykata me urgjencë sot e caktoi seancën për urdhrin mbrojtës të klientes sime”, ka shkruar Koci në Facebook.

Të mërkurën mbrëma një grua shtatzënë është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj para Gjinekologjisë. Ajo kishte urdhër-mbrojtjeje të vlefshme për gjashtë muaj.

“ Në hyrje të QKUK-së, e merr biletën. Në ndërtesën e gjinekologjisë është roja. Në rrethin e spitalit ka zyrtarë policor. E vranë gruan me tre plumba. Alltia pa shurdhues. Krisma dëgjohet anekënd! Gjithmonë ka shumë njerëz në spital, veçanërisht në gjinekologji. Para se me dalë, krimineli e paguan daljen/parkingun, për shkak se laura është e lëshuar. Aty është roja që e kontrollon hyrje-daljen”, ka shkruar Koci.

I dyshuari për vrasjen, Sokol Halili, është ende në arrati.