Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot protestohet kundër vrasjes së grave

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbajë të enjten në Prishtinë protesta për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare.

Në një njoftim të mërkurën mbrëma, pas vrasjes së një gruaje shtatzënë nga burri i saj me të cilin thuhet se ishte në procedurë të divorcit, thuhet se protesta do të nisë në ora 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ju njoftojmë se nesër me 1 dhjetor 2022 në ora 16:00 do të mblidhemi tek sheshi Zahir Pajaziti për të protestuar dhe për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare. Edhe një burrë sot vrau një grua. Edhe një grua që ra viktimë e patriarkatit që i bënë burrat vrasës e grave ua merr jetën. Sot, për të dytën herë brenda javës, u njoftuam edhe nga një vrasje tjetër makabre e një gruaje shtatzënë nga bashkëshorti i saj në QKUK, në sytë e shtetit. Pesë ditë, dy vrasje”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi se sot do të mblidhet grupi ndërministror që do të raportojë për veprimet institucionale, për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë.