Kurti nesër në interpelancë për situatën e krijuar në vend
Të mërkurën deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në seancë.
Seanca ka vetëm një pikë të rendit të ditës.
Do të mbahet interpelancë me kryeministrin Albin Kurti lidhur me masat e Qeverisë për situatën në vend.
“Interpelancë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti për çështjen: "Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend", thuhet në njoftimin e Kuvendit.