Arbëri

Gjermania planifikon lehtësimin e migrimit, mund të përfitojnë edhe kosovarët

 

Gjermania ka nevojë për qindra mijëra punëtorë të profileve të ndryshme dhe qeveria e kancelarit Olaf Scholz planifikon t’i bëjë disa reforma për ta lehtësuar marrjen e tyre. Debati politik pritet të jetë i madh, por nëse kalon tutje hapet rruga që kosovarët dhe qytetarët tjerë të Ballkanit Perëndimor të migrojnë më lehtë, sipas shkrimit të “Deutsche Welles”.

“Ne kemi nevojë për ju”, ka thënë ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, në një video-mesazh të hënën, në gjuhën angleze, drejtuar punëtorëve të shteteve të huaja në gjithë botën.