Arbëri

Kurti: Nuk arsyetohen mosveprimet e organeve të drejtësisë për rastet e dhunës

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të martën se nuk arsyetohen mosveprimet e organeve të drejtësisë në rastet e dhunës në familje, duke shtuar se dhuna gjykohet e dënohet.

Në një tryezë diskutimi për dhunën, Kurti ka thënë se Qeveria aktuale ka treguar veprimet konkrete kundër dhunës në baza gjinore e në familje.