Arbëri

Të mërkurën pritet vendimi për liberalizimin e vizave

 

Në takimin e ambasadorëve të Bashkimit Evropian të mërkurën pritet të jetë në rend dite vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kjo ishte paralajmëruar javën e shkuar kur liberalizimi u hoq nga rendi i ditës me arsyetimin “për shkak të situatës në veri”, në kohën e tensioneve për targat. Ishte hera e parë kur një vendim i procesit të liberalizimit u lidh me dialogun në mënyrë direkte.