Arbëri

Biden: Shqipëria vijon të jetë një lidere humanitare, ecim së bashku drejt së ardhmes

Joe Biden - SHBA - 28 nentor - Urimi per Shqiperine
 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka uruar popullin shqiptar për 110 vjetorin e Pavarësisë. Në mesazhi dërguar presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, Biden shprehet se ky vit shënon edhe 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, dhe se pret që ky bashkëpunim të bëhet edhe më i fortë në të ardhmen, raporton Radio Televizioni i Shqipërisë

Biden e cilëson Shqipërinë “një lider humanitar”, duke siguruar strehimin e përkohshëm të afganëve dhe grupeve të tjera vulnerabël.