Arbëri

Zgjatet afati i aplikimit për Fazën 1 për subvencionim të efiçiencës së energjisë

Gjykata pezullon vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se ka vendosur ta zgjasë afatin për aplikim për Fazën 1 për aplikim për Thirrjen e Dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët.

“Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve të cilët, përkundër interesimit nuk kanë arritur të aplikojnë në Fazën 1 brenda afatit të përcaktuar. Andaj duke u bazuar në Ligji Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ministria e Ekonomisë, ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj Thirrje”, thuhet në njoftim.

Për tu informuar më shumë rreth subvencionit mund të klikoni në këtë link:

https://invite.viber.com/?g2=AQBvd50Xxër4z1Ae8XF9OkcptcYKNYalsZkBrBQ0pBmB4QSxëKunQy8rHqN1O7Bq​