Vetëm dy për qind e rasteve të dhunës në familje raportohen në organet kompetente të Kosovës, ka thënë këshilltarja politike në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Bala. Ajo shtoi se vetëm në dhjetë muajt e parë të vitit 2022, u regjistruan 2364 raste të dhunës në familje.
Në një intervistë në “60 Minuta” të KTV-së, Bala ka theksuar se kryesisht viktimë të kësaj dhune janë gratë dhe vajzat.
“Që nga janari i këtij viti deri në fund të tetorit, kemi 2364 raste të raportuara nga dhuna në familje, dhe kryesisht janë gratë dhe vajzat. Jemi jashtëzakonisht të shqetësuara me fenomenin që po zhvillohet çdo ditë. Kemi të bëjmë me diskriminimin dhe shtypjen ndaj grave dhe vajzave. Thirrja jonë është të raportohen sa më shumë dhuna në familje, pasi vetëm 2 për qind e rasteve raportohen”, ka thënë Bala, duke shtuar se besojnë që numri i rasteve është edhe më i madh.
Këshilltarja politike e MD-së renditi disa punë që kanë bërë si institucion për ta luftuar dhunën në familje, megjithëse thotë se në janar do të dalin me raport për ndikimin e këtyre aktiviteteve e për disa të tjera presin miratimin e Kuvendit.
“Kemi strategjinë dhe planin e veprimit që është dokument ndërinstitucional. Viktima e dhunës në familje janë pjesë e Ligjit për ndihmë juridike. Kemi plotësim/ndryshimin e kompensimit të menjëhershëm të viktimave të krimit. Janë dy dokumente që do të lansohen gjatë fushatës 16-ditëshe, që fillon sot, kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Njëri do të jetë protokolli shtetëror për rastet e dhunimeve seksuale dhe është hartuar shumëllojshmëria e programeve për kryerësit e veprave penale ‘dhunë në familje’, dhe një sërë aktivitetesh dhe politikash që i kemi shtyrë përpara dhe presim që të miratohen nga Kuvendit”, ka thënë Bala.
Edhe
Mbi 2 mijë e 800 viktima të dhunës në familje gjatë 2025-s, 75% gra
Rritje të rasteve të raportuara ka edhe për dhunën seksuale. Nga janari deri në tetor të këtij viti numri i tyre, sipas Balës, është 80.
“Nuk do ta ndalim luftimin kundër dhunës në familje, është prioritet i Qeverisë dhe një nga pikat strategjike të Ministrisë së Drejtësisë”, përfundoi Bala.
-
Bala për dënimet e buta ndaj rasteve të dhunës në familje: Dekurajojnë viktimën dhe inkurajojnë dhunuesin
-
GLPS: Rreth tre mijë raste të dhunës në familje për një vit - viktima kryesisht gratë
-
Afro një mijë raste të dhunës për katër muaj
-
Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, dy të dyshuar në mbajtje